Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Renditja e golashënuesve të Botërorit: Messi dhe Mbappe e kryesojnë garën

Gazeta10
05 July 2026 - 16:08

Gara për “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante.

Pas ndeshjeve të para të fazës së 1/8 së finales, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe e ndajnë vendin e parë në renditjen e golashënuesve me nga shtatë gola secili.

Pas dy superylljeve vijnë Erling Haaland dhe Harry Kane, të cilët i kanë realizuar nga pesë gola, ndërsa me nga katër gola renditen Vinicius Junior, Ousmane Dembele, Ismaila Sarr dhe Mikel Oyarzabal.

Renditja e golashënuesve:

7 gola: Lionel Messi (Argjentinë), Kylian Mbappe (Francë)
5 gola: Erling Haaland (Norvegji), Harry Kane (Angli)
4 gola: Vinicius Junior (Brazil), Ousmane Dembele (Francë), Ismaila Sarr (Senegal), Mikel Oyarzabal (Spanjë)
3 gola: Matheus Cunha, Jonathan David, Deniz Undav, Kai Havertz, Ismael Saibari, Elijah Just, Brian Brobbey, Cody Gakpo, Yoane Wissa, Johan Manzambi, Julian Quinones, Folarin Balogun dhe Cristiano Ronaldo.

Me fazën eliminatore që vazhdon, pritet që dueli mes Messit dhe Mbappes për golashënuesin më të mirë të turneut të vazhdojë deri në fund të Botërorit, ndërsa në garë mbeten edhe emra si Haaland dhe Kane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.