Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Renditja e re e FIFA-s, Kosova mbetet në vendin e njejtë, Shqipëria bie më poshtë

Gazeta10
06 April 2023 - 13:34

Gjatë ditës së enjte është publikuar ranglista e re e renditjes së kombëtareve në futbollin e meshkujve, në të cilën Kosova e Shqipëria nuk është se kanë treguar

përmirësim.

Kosova mbetet në pozitën e njejtë, atë të 107-tën, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë e gjen vetën më poshtë se herën e kaluar, duke u pozicionuar e 68-ta në listë.

Kosova pati dy barazime në muajin mars me rezultat të njëjtë 1-1 ndaj Izraelit dhe Andorrës, me ndeshjet që u luajtën në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”.

Ndërkohë, Shqipëria muajin kaluar luajti vetëm një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, ndeshje të cilën e humbi me rezultat 1-0 nga Polonia.

Renditjën më të lartë në listën e FIFA-s, “Kuqezinjët” e kishin arritur në gusht të vitit 2015, kur atëbotë renditeshin në pozitën e 22-të, ndërsa për “Dardanët” pozita momentale është më e larta ndonjëherë në historinë e tyre.

Dy pozitat e para në ranglistën e re të FIFA-s janë zënë nga fituesja e Kupës së Botës, Argjentina dhe finalistja Franca.

 Argjentina është ngritur në vendin e parë, kurse Franca në të dytin.

Brazili bie në vendin e tretë, kurse nga pozita e 12-të nuk ka lëvizur as Zvicra e shqiptarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.