Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshjet e borës, shumë fshatra në Shqipëri pa energji elektrike qe 24 orë

Gazeta10
14 January 2025 - 10:14

Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit në Shqipëri, janë pa energji elektrike.

Terreni i thyer malor dhe kushtet e vështira atmosferike me trashësi dëbore deri në një metër, e bëjnë tejet të vështirë edhe për grupet e punës të OSHEE për gjetjen e defektit.

Grupet e punës vijojnë të jenë në terren për të gjetur defektin në një linjë që është tepër e gjatë pasi fshatrat e kësaj njësie marrin energji nga nënstacioni i Prrenjasit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Probleme me energjinë elektrike gjatë këtyre dy ditëve kanë pasur edhe fshatra të tjerë të bashkisë së Kolonjës, Maliqit, Korçës dhe Devollit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.