Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshjet e dendura të shiut, KRU “Prishtina” thotë se do të ketë reduktime në këto komuna

Gazeta10
06 Janar 2026 - 10:34

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për shkak të reshjeve të shiut, Impianti i Trajtimit të Ujit është jashtë sistemit, prandaj do të ketë reduktime në Drenas, Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Kjo kompani thotë se për orarin e reduktimeve do të njoftojnë më vonë.

Reduktime pritet të ketë edhe në zona tjera të Prishtinës.

“Ju informojmë se ITU Shkabaj është tashmë jashtë funksionit ,për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i rreshjeve të dendura të shiut.”

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues. Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara nga natyra. Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 Maj 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.