Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Reshjet, mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dërgohen në Shkodër

Gazeta10
20 Nëntor 2022 - 21:41

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër si pjesë e reagimit ndaj situatës së krijuar nga reshjet e shiut.

“Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, prurjet e shumta të lumenjve Drin dhe Kir, shembin edhe urën e vjetër të Bahçallekut, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Ura nuk përdorej prej vitesh por pjesa e dëmtuar e saj është shkëputur duke u përplasur në urën e re që është funksionale. Kjo ka detyruar autoritetet të bllokojnë lëvizjen e automjeteve, pasi që ura nuk ofron më garanci. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.