Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rexha: Mbi 40 gazetarë jemi ngujuar në një lokal, serbët po e gjuajnë KFOR-in me koktej molotovi

Gazeta10
29 May 2023 - 18:07

Rreth 40 gazetarë shumica prej tyre shqiptarë e më pak serbë kanë mbetur të ngujuar që një orë brenda një lokali në Zveçan pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it të cilët tentoinin ta shpërndanin turmën.

Ka njoftuar live në Kanal10, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha i cili bëri të ditur se në pjesën qendrore të Zveçanit është i pozicionuar vetëm KFOR-i polak pas largimit të turmës së protestuesve, shkruan Gazeta10.

Rexha tha se ende askush nuk ka shkuar ende t’iu dalë në ndihmë dhe se po ndihen të sigurtë vetëm nëse qëndrojnë brenda.

Ai njoftoi e serbët e maskuar po gjuajnë ende në drejtim të pjesëtarëve të NANTO-s shumë afër lokalit ku kanë ngecur gazetarët, raporton Gazeta10.

“Ka prezencë të KFOR-it, por ata nuk intervenojnë për t’i mbrojtur gazetarët. Kur KFOR-i ka fillur ta shpërndaj turmën ne kemi qenë në mes të turmës ku serbët kanë gjuajtur vazhdimisht me koktej molotovi, me gjithcka cfarë kanë mundur.”, shtoi tutje Rexha./Gazeta10

https://youtu.be/bpFi6f4b0AM

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.