Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rexha: Serbia dhe BE-ja kërkuan nga Kosova të zbatojë Asociacionin

Gazeta10
18 Gusht 2022 - 21:03

Zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është kërkuar të diskutohet në Bruksel nga pala serbe dhe ajo e Bashkimit Evropian, raporton Gazeta10.

Ka njoftuar të enjten gazetari i Kanal10 në Bruksel, Xhemajl Rexha.

Ai ka thënë se në mënyrë eksplicite BE-ja ka kërkuar që Kosova ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e komunave me shumicë serbe.

“Është ngritur çështja e Asociacionit të komunave serbe. Kjo çështje është ngritur nga Serbia dhe Bashkimi Evriopian. BE-ja në mënyrë eksplicite njëjtë sikurse Serbia ka kërkuar që Kosova ta zbatoj marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Një zyrtar i lartë evropian na ka thënë se qëndrimet nuk ndryshojnë, janë të njëjtë të të gjitha palëve”, tha Rexha në Politiko.

Sipas tij, pala kosovare nuk ka qenë e interesuar që të diskutohet kjo temë në këtë takim në Bruksel.

“Pra, pala kosovare asbolutisht nuk është e interesuar të themeloj Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe jashtë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç e do  Serbia”, deklaroi më tej gazetari Rexha.

Xhemajl Rexha po ashtu ka treguar se gjatë takimeve të së enjtes, edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka takuar ndaras Kurtin dhe Vuçiqin.

“Escobar në mes të takimit ka ardhur personalisht me delegacionin e tij dhe ka hyrë në ndërtesën ku mbahen takimet. Ne kemi marrë vesh se Escobar i ka takuar ndarasë Kurtin dhe Vuçiqin. Pra ka pasur lëvizjes në zyrë të BE-së. Por, ai nuk ka hyrë në takimin e udhëhequr nga Borell dhe Lajçak me Kurtin e Vuçiqin”, ka shtuar Rexha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.