Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rexhaj: Ministres Hajdari ia dërgova dy investitorë të huaj, po marrim kërkesa çdo ditë

Gazeta10
18 Korrik 2023 - 22:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj teksa ka komentuar ‘’zërat’’ në opinionin publiku se investitorët e huaj po largohen nga Kosova, ka thënë se cdo ditë po ka kërkesa për investime.

Rexhaj ka thënë  në “PolitikOFF’’, se personalisht dy investitorë i ka propozuar tek ministria e Ekonomisë dhe se raste të tilla ka shumë, shkruan Gazeta10.

“Personalisht për shembull si deputet i kam dërguar dy investitorë që kanë pasur kërkesë të investojnë në Kosovës, tek ministrja Rozeta Hajdari. Të tilla ka kërkesa ka pothuajse çdo ditë dhe besoj që ministrja po i shqyrton me kujdes. Mirëpo që ka kërkesë ka, unë e di që 20% prej tyre kanë filluar me punu këtë vit. Por, mos harroni që Kosova tokat që I ka I ka ose në AKP ose komuna dhe në këtë rrafsh po e ka problem për me nda hapësira për biznese.”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.