Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rexhaj: Për inate politike, opozita po e kundërshton fuqishëm Kurtin

Gazeta10
24 November 2022 - 20:42

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka komentuar në Politiko sulmin me qershia ndaj kryeministrtit Albin Kurti, sot nga aktivistë të PSD-së.

Rexhaj tha se nuk ndihet mirë kur në një situatë të tillë sulmohet kryeministri, Kurti.

Ai shtoi se opozita e tanishme që nga fillimi i marrëjes së qevrisë,, për inate politike e ka kritikuar fuqishëm Kurtin, shkruan Gazeta10.

“Secili subjekt politik ka të drejt të bëjë aktivite. Por, unë nuk ndihem mirë derisa me çfarëdo forme mund të goditet kryeministri. Nëse sot merret dhe analizohet dialogu, qeverisja e Albin Kurtit e VV-ja për qëndrimet e saj, duhet të kesh kredibilitet politik edhe moral. Sepse të gjitha marrëveshjet që janë realizuar deri më tani janë të qevrisjeve të kaluara. Kemi pasur një opolzitë që ka qenë kundër Kurtit fuqishëm. Mua në pamje të parë ma ka dhënë përshtypjen që për shkak të inateve politike e ka sulmuar Kurtin”, tha Rexhaj në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.