Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rexhaj për Kurtin: Do të kërkojë nga BE-ja sanksione ndaj Serbisë dhe heqjen e masave ndaj Kosovës

Gazeta10
26 October 2023 - 12:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë për Kanal10 se formati i takimit në Bruksel është ndryshe, dhe kjo si pasojë e sulmit në Banjskë.

Rexhaj tha se temat që do të diskutohen në takim janë tema që kanë qenë edhe gjatë takimeve tjera.

Tutje ai tha se edhe kryeministri Kurti ka thënë se do të kërkojë në takim që Serbia të marrë sanksione për sulmin e kryer në Banjskë dhe largimin e masave të Kosovës.

“E keni parë edhe që zotëri Kurti ka thënë se në takim do të kërkojë sanksione ndaj Serbise në mënyrë sa më të shpejtë e po ashtu dhe heqjen e masave ndaj Kosovës.”/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.