
Deputeti i VV, Arbër Rexha, në emisionin Prime Time, ka folur për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që nuk janë pajtuar publikisht me vendimin e Qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se me personat që janë kundër këtij vendimi nuk ka diçka kundër pasi është personal, edhe pse do të donte që ata për përfaqësonin qëndrimin zyrtar të VV.
‘Ka të tillë të cilët kanë dalur me thirrje të tilla (vendimi për paga), mirëpo unë përfaqësoj vendimin zyrtar të VV-së, ai tjetëri është i tyre përsonal e unë nuk ka me ta asgjë të keqe, mirëpo unë do të doja që ata të kishin qëndrimin zyrtar siç e kam unë dhe siç dal nëpër studio televizive qoftë në Kuvend, sepse unë i takoj subjektit të VV. Lëvizja VV është rritur shumë, dhe në një shtëpi të madhe ku ka mendime shumë ka edhe mospajtime, është një lloj demokracie dhe VV nuk është një subjekt politik i cili del me kërrbav edhe i dënon deputetët”, tha Rexha./Gazeta10.