Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHSKUK mbron mbylljen e mbledhjeve, Kusari: Interpretim i gabuar ligjor

Gazeta10
04 August 2026 - 12:45

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka kritikuar reagimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), duke e cilësuar si të pabazuar arsyetimin ligjor për mbylljen e mbledhjeve të Bordit.

Sipas saj, Ligji për Shëndetësi dhe Statuti i SHSKUK-së nuk e ndalojnë monitorimin e mbledhjeve, ndërsa institucioni, sipas Kusarit, është mbështetur në një ligj të përgjithshëm për të justifikuar vendimin për t’i zhvilluar ato pa praninë e publikut dhe mediave.

Kusari ironizoi se, nëse interpretimi i SHSKUK-së do të ishte i saktë, atëherë të gjitha mbledhjet e hapura të deritanishme, si dhe praktikat e institucioneve të tjera që lejojnë monitorimin nga mediat, do të nënkuptonin shkelje të ligjit.

Ajo tha se qëllimi i reagimeve nuk është rikthimi i mbledhjeve të hapura, por dokumentimi i mënyrës së qeverisjes dhe nivelit të transparencës institucionale.

“SHSKUK le të vazhdojë të operojë në terr dhe të menaxhojë mbi 200 milionë euro pa praninë e publikut, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të pyesin se ku po shkojnë këto mjete dhe pse pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat,” ka deklaruar Kusari.

Në fund, ajo u bëri thirrje personave që mund të kenë informacion për mbledhjen e radhës së Bordit të SHSKUK-së ta njoftojnë, duke thënë se dëshiron të dokumentojë me fotografi dhe video dyert e mbyllura të një institucioni publik që menaxhon qindra miliona euro.

Postimi i saj i plotë:

Paska reagu SHSKUK-ja, llaba llaba me ni interpretim fort te gabuar ligjor qe arsyeton mbylljen e mbledhjeve.

Duke i pase dy akte ligjore, Ligjin per Shendetesi dhe Statutin e SHKUK-se, te cilet nuk e ndalojne monitorimin e mbledhjeve, iu pasken referu nje ligji te pergjithshem kot kot kot sa me arsyetu mbylljen e mbledhjeve.

Dmth sa ishin mbledhjet e hapura, e kane shkele ligjin dhe krejt institucionet tjera qe na lojne me monitoru jane duke e shkele ligjin e procedures administrative. E pabesueshme amo shumeeee kreative, bravo ekipi ligjor. Qeshtu ne Hungari ja bojshin ne kohe te Orbanit. ❤

Sa per sqarim

1. Qellimi i reagimit tim dhe besoj edhe i gazetareve qe kane reagu para meje nuk eshte sepse mendojme qe mbledhjet do te hapen. Jo, jo asesi. VV e ka vendose me shenu rekordin ma te zi ne historine e transparences tone dhe kete vendim duhet ta respektojme ne plotni. Vec vazhdoni keshtu.

2. Qellimi i reagimeve eshte qe te dokumentojme menyren se si qeverise VV-ja. Pra, SHSKUK nuk ka nevoje me humbe kohe me reagime, le te vazhdon me operu ne terr dhe me i menaxhu 200 milione euro tinza publikut, e na pastaj kemi drejte me mendu gjithcka se ku po shkojne keto pare dhe perse pacientat duhet me i ble vet barnat qe duhet me ia siguru qeky institucioni qe operon ne terr.

Nese najkush mundet informalisht me marr vesh kur o mbledhja e radhes e bordit, me lajmeroni, isha afru vec me dokumentu me foto dhe video dyert e mbyllura te nje institucioni publik qe menaxhon qindra miliona euro.

Kaq kisha lidhur me kete teme.

Baj baj.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.