
Nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për grevën në arsim raporton Gazeta10.
67 deputetë kanë votuar në këtë pikë, 22 për, 39 kundër, dhe 6 abstenime. Me këtë votim rezoluta në fjalë nuk ka kaluar.
Kuvendi i Kosovës edhe dje ka mbajtur një seancë lidhur me këtë temë ku ka pasur diskutime dhe përplasje mes pozitës dhe opozitës. / Gazeta10