Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rezultoi pozitiv me doping, reagon Mudryk: Unë kurrë nuk kam përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar

Gazeta10
17 December 2024 - 13:17

Mediumet e mëdha ndërkombëtare kanë raportuar dje se Mykhailo Mudryk, futbollisti i Chelseat, ka rezultuar pozitiv me doping.

Para pak çasteve, Chelsea ka konfirmuar se është gjetur diçka në testin e Mudryk, por tashmë do hetohet më detajisht se çfarë ka ndodhur, teksa i qëndrojnë afër lojtarit.

Edhe ukrainasi ka reaguar para pak minutave, duke theksuar se kurrë nuk ka përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar.

“Mund të konfirmoj se jam njoftuar se një mostër që i kam dhënë FA përmban një substancë të ndaluar. Kjo ka ardhur si një tronditje e plotë pasi unë KURRË nuk kam përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar apo thyer ndonjë rregull, dhe po punoj ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo. E di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe shpresoj se do të rikthehem së shpejti në fushë. Nuk mund të them më shumë tani për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do ta bëj sa më shpejt që të mundem”, shkroi Mudryk.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.