Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rice do të shitet këtë verë, Chelsea, City e United në garë për shërbimet e tij

Gazeta10
26 December 2022 - 15:56

Mesfushori anglez, Declan Rice, në afatin kalimtar veror pritet të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.

Rice nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me West Ham United dhe ekipi londinez do ta shesë atë gjatë verës së ardhshme.

Mediat angleze tashmë raportojnë se në drejtimin të mesfushorit kanë ardhur tri oferta zyrtare nga gjigantët e Premierligës.

Bëhet fjalë për Chelsean, Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin, skuadra këto që do të jenë në garë për shërbimet e mesfushorit 23-vjeçar.

Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024, dhe klubi londinez dëshiron ta shesë atë në vitin 2023, përpara se ta humbasë atë me parametra zero pas përfundimit të kontratës.

23-vjeçari ka qenë më parë pjesë e grupmoshave të reja të West Hamit, ndërsa debutimin me ekipin e parë e ka bërë në vitin 2017.

Rice është reprezentues i kombëtares së Anglisë që nga viti 2019, ndërsa me parë ka pasur tri paraqitje me kombëtaren e Irlandës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.