Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Richard Grenell me gjuhë kritikuese ndaj Kurtit, Spahiu: Kritikë jo e sinqertë!

Gazeta10
23 January 2025 - 20:36

Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar deklarimin e emisarit të Shteteve të Bashkuara për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se i ka çuar raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët.

Spahiu ka thënë se administrata Trump po e ndjek një politikë të njëjtë sikur ajo Biden karshi Kosovës, duke e paraqitur këtë të fundit si “qeveri të padëgjueshme”.

“Edhe administrata Trump po ndjek atë çfarë ka bërë administrata Biden, duke e paraqitur Qeverinë e Kosovës si të padëgjueshme edhe kjo i ka leverdisë me i ba politikat e sa karshi rajonit. Edhe në fund të fundit, kur dojnë me heq qafe këtë qeveri thonë t’kem thane, por ti s’na ke ngu”, ka thënë Spahiu.

Por megjithatë, Spahiu ka thënë se gjithë atë që ka bërë Kurti me veriun dhe dialogun i shkojnë për shtati edhe administrates së kaluar edhe asaj tash. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.