
Gazetari Rid Berisha, në emisionin Politiko tha se afati për gjetjen e një zgjidhjeje politike po ngushtohet, ndërsa sipas tij, po shtohen përpjekjet për të krijuar një perceptim publik se ekziston vullnet për kompromis.
“Koha po afrohet dhe po ngushtohet. Kanë mbetur edhe 20 ditë dhe ne po shohim më shumë përpjekje publike për të ndërtuar një retorikë, ndoshta jo shumë të besueshme, se ka vullnet politik për t’i dhënë vendit një zgjidhje që nuk na çon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,” tha Berisha në Politiko.
Ai theksoi se çështja duhet parë në dy rrafshe, duke shtuar se zgjidhja është më e thjeshtë sesa paraqitet në publik. Sipas tij, nëse kryeministri Albin Kurti do të kishte vullnet real politik, një marrëveshje do të mund të arrihej shumë shpejt.
“Jam i bindur se po të donte Kurti të gjente formulën e thjeshtë të zgjidhjes, sepse është e thjeshtë, kjo do të bëhej brenda një nate,” deklaroi ai.
Berisha shtoi se i njeh mirë figurat dhe personalitetet politike në vend dhe mënyrën se si ato kanë vepruar ndër vite, duke theksuar se deklaratat e tij nuk janë të rastësishme.
“Unë i njoh këto figura dhe personalitete politike se si kanë lëvizur politikisht dhe nuk po e them rastësisht – e di çfarë po them,” përfundoi Berisha.
Deklarata e plotë: