
Ylli i muzikës Rihanna që një kohë të gjatë ka pasur një pauz në karrieren e saj muzikore, ajo u rikthye në skenën e muzikës të shtunën mbrëmë me një koncert madhështor në shfaqjen sortive “Super Bowl”, raporton Gazeta10.
Këngëtarja me famë botërore si dhe fituesja e nëntë herë e çmimit “Grammy”, ka bërë rikthimin e saj në muzik me nje shfaqje super madhështore, ajo gjithashtu në këtë shfaqje konfirmoi edhe shtatëzanin e saj të dytë, pasi i befasoi fansat me nje rikthim madhështor.

34-vjeçarja e cila parë nënëtë muaj solli në jëtë fëmijen e parë të saj, ajo shkaktoj zhurmë në rrjetet sociale ku përderisa ajo po performonte në skenë fërkoj barkun para një publiku global prej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale të Arizonës.
Një përfaqësues i yllit pas përfundimit të performancës komfirmoi lajmin se Rihanna është në pritje te fëmijës së dytë.
Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoj drejpërdrejt që nga viti 2018, ku ajo ishte bashkuar me Dj Khaled në skenë për të kënduar “Wild Thoughts” në “Grammy Awards”.

Ajo filloj këtë shfaqje me këngën e saj “ Bitch Better Have My Money”, ajo ishte e veshur me një trupore të gjerë me ngjyra të kuqe qe mbulonte plotësisht linjën e saj.
Gjithashtu, ajo kishte veshur një bluz të ngushtë me një pjesë lëkure në pjesën e gjokësit që nxirrte në pah barkune e saj të rrumbullakosur, ajo këtë veshje e kombinoi me një palë atlete të kuqe.Kjo performance e yllit ka përmbajtur gjithsej 12 këngë, performancën e saj u përmbyll me dy hitet e saj të mëdha “Umbrella” dhe “Diamonds”./Gazeta10.