Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rihapet aeroporti kryesor i Izraelit

Gazeta10
05 March 2026 - 9:27

Aeroporti kryesor i Izraelit, Ben Gurion, është rihapur pasi ishte mbyllur pesë ditë më parë në fillim të sulmeve të përbashkëta ushtarake të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit.

Fluturimi i parë i riatdhesimit nga Athina ka ateruar këtë mëngjes në aeroport, duke sjellë në vend qytetarë izraelitë që kishin mbetur të bllokuar jashtë shtetit, shkruan BBC.

Linjat ajrore izraelite pritet të ndihmojnë në kthimin e rreth 100 mijë qytetarëve izraelitë, të cilët nuk kanë mundur të kthehen në vend që nga momenti kur Izraeli mbylli hapësirën e tij ajrore të shtunën.

Autoritetet izraelite kanë miratuar rhapjen e pjesshme të hapësirës ajrore, e cila do të realizohet në disa faza dhe do të varet nga zhvillimet e sigurisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.