
Procesi i Berlinit do të drejtohet nga kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, raporton Gazeta10.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ambsadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.
Ai ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të mblidhen ministrat e jashtëm dhe të brendshëm dhe do të diskutojnë për disa tema.
Samiti i Ballkanit Perëndimor do të mbahet me 3 nëntor në Berlin.
Disa nga temat për diskutim do të jenë ajo e energjisë, luftimit të krimit të organizuar, Axhenda e Gjelbërt si dhe Tregu i Përbashkët Rajonal.
Këtu keni postimin e tij:
“1/3 Procesi i Berlinit po kthehet në Berlin, i kryesuar nga dhe i organizuar nga kancelari Olaf Scholz. Gjatë ditës së nesërme, ministrat e brendshëm, të jashtëm dhe të energjisë të WEB6 do të diskutojnë luftimin e krimit të organizuar, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Axhendën e Gjelbërt”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se ky proces është themeluar dhe drejtuar nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. / Gazeta10