
Pas largimeve të shumta këtë sezon te Drita, “Intelektualët” tashmë kanë filluar të prezantojnë nënshkrimet e tyre të reja.
Pas Astrit Thaqit, Drita ka prezantuar edhe transferimin e saj të ri, Rilind Hazirajn.
Haziraj sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Fushë Kosovës në Ligën e Parë.
Me “Pampurat”, sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar 19 gola në 24 paraqitje, kështu duke ndihmuar klubin e tij të sigurojë plasmanin në Superligën e Kosovës.
Rilind Haziraj ka nënshkruar kontratë me Dritën deri në verën e vitit 2026.