Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rindërtimi i Notre-Dame, Haradinaj kujton kur si kryeministër i dha 20 mijë euro për këtë simbol

Gazeta10
08 December 2024 - 12:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me rindërtimin e Katedrales Notre-Dame.

Ai kujtoj kohën kur ishte kryeministër, ku i dha Francës një donacion prej 20 mijë eurove për rindërtimin e kësaj katedralje.

Postimi i plotë:

Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh.

Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve te vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000€. Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbeshtet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale.

Sot, bashkë me popullin francez, urojmë dhe festojmë rilindjen e një monumenti të pazëvendësueshëm 850-vjeçarë të qytetërimit, Katedralen Notre-Dame në Paris. 🇽🇰 🇫🇷

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.