Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora: Gjuha shqipe gjithmonë flitet në shtëpinë tonë

Gazeta10
24 July 2023 - 15:31

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri, “You & I”, të cilin e nxori në shitje më 14 korrik.

Prej shumë javësh  ajo ka qenë e zënë  duke e promovuar albumin e tretë në karrierën e saj.

Ndër to Rita u bë pjesë podkastit të famshëm “The Diary Of A CEO”, në një episod të titulluar “I Lived With Constant Anxiety”.

Ku biseda e gjatë filloi rreth jetës së Ritës, se si ka qenë jeta e saj në moshë të rë, si ka depërtuar në Loder e shumë gjera të tjera.

“Unë jam nga Prishtina në Kosovë, nga një shteti i quajtur Kosovë. Është i vogël, i mrekullueshëm. Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një vjeçe në vitin 1991. Jam lindur në 1990 dhe ishim refugjatë nga lufta në Kosovë dhe kam jetuar në Londër që atëherë”, tha Rita përballë Steven Bartlett.

“Ishte një dhome qe na u dha neve nga Qeveria, dhe nuk ishte një shtëpi këshilli – ishte më shumë si një shtëpi e përkohshme, kjo është ajo që mbaj mend. Pastaj ne u shpërngulëm në një apartament të dhënë nga Këshilli në Londrën Perëndimore, dhe më pas kam jetuar atje prej se e mbaj mend veten”, theksoi Rita.

Ajo tha se prindërit e saj, Vera dhe Besniku, kanë qenë aq të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, sa u kanë mësuar atyre shumë gjëra, pa harruar gjuhën e tyre amtare.

“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si përshembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj”, tha Ora.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.