Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora në bashkëpunim me shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max

Gazeta10
11 August 2022 - 15:58

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë është martuar me regjisorin Taika Waititi.


Teksa e ka mbajtur tërësisht private këtë pjesë, e njëjta është raportuar se është duke punuar në albumin e saj të tretë, raporton The Sun, transmeton Gazeta10.


Një burim i tha tabloidit britanik The Sun, se artistja shqiptare është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër të famshme.


“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorin Noah Cyrus”, tha burimi.


Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi është këngëtare shqiptare me famë botërore e njohur nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”.


Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria përndryshe ka një album të publikuar në tregun ndërkombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”, gjersa Rita Ora ka deri më tani dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.