Gazeta10

Rita Ora shkon në Zelandë të Re për ditëlindjen e bashkëshortit, Taika Waititi

Regjisori me famë botërore Taika Waititi, feston sot ditëlindjen, raporton Gazeta10.

Rita Ora ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të bashkëshortit të saj të përfolur, regjisorit Taika Waititi, duke festuar ditëlindjen e tij të 47-të në një kafene në Wellington, shkruan mediumi zelandez Stuff.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop publikoi në InstaStory një fotografi të Waititit, të realizuar ndërsa çifti i famshëm po drekonte në Egmont Street Eatery, me mbishkrimin “djali i ditëlindjes”.

Taika Waititi u fotografua gjithashtu me regjisorin me origjinë kanadeze James Cameron, i cili është banor i Zelandës së Re dhe aktualisht është duke punuar në dy filma të rinj “Avatar”.

Regjisorët në fjalë festojnë ditëlindjet e tyre në të njëjtën ditë.

Ora dhe Waititi thuhet se fluturuan nga Auckland në Wellington të hënën. Besohet se dyshja u martuan fshehurazi në Londër muajin e kaluar. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit