Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora tregon mbi ‘sakrificat’ e prindërve të saj refugjatë teksa fiton çmimin GLAMOR Women of the Year Entertainer Award

Gazeta10
09 November 2022 - 13:24

Në çmimin e 16-të GLAMOR Women of the Year Awards 2022, Rita Ora flet për sakrificat e bëra nga prindërit e saj refugjatë, raporton Gazeta10.

Ajo ka folur edhe për pasionin e madhë që e ka muzikën, artin dhe modën.

Ora shton se pa familjen e saj asgjë nuk do të ishtë e mundur.

“Nëse nuk do të ishin prindërit e mi, sinqerisht besoj se nuk do të flisja me ju tani. Ishte kaq e guximshme prej tyre që lanë gjithçka pas në Kosovë për të ndërtuar një jetë të re për familjen tonë këtu. Do të jem përjetësisht mirënjohës për sakrificat që kanë bërë për mua, motrën dhe vëllain tim”.

Ajo gjithashtu ka një mesazh për të gjithë fëmijët që kanë një fëmijëri të njejtë më të saj duke ju thënë se asnjëherë nuk duhet të dërzohen duke i ndjekur ëndrrat e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.