
Klubet nga Arabia Saudite po vazhdojnë interesimin e tyre për yjet e futbollit evropiane.
Skuadra arabe, Al-Ahli raportohet të ketë shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Cityt, Riyad Mahrez.
Klubi arab pritet të dërgojë një delegacion drejt Mbretërisë së Bashkuar për të diskutuar për transferimin e sulmuesit algjerian.
32-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2018 dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.
Këtë edicion ai ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime në 47 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Deri më tani në merkato, në Lindjen e Mesme kanë kaluar Karim Benzema dhe N’Golo Kante, teksa në janar të këtij tek Al-Nassr kaloi ylli portugez, Cristiano Ronaldo.