Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rizvanolli nuk e përjashton mundësinë e shtrenjtimit të rrymës para dimrit

Gazeta10
01 November 2022 - 13:27

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të shtrenjtohet energjia elektrike pas rënies së temperaturave, raporton Gazeta10.

Kështu ka thënë ajo në komisionin parlamentar për Ekonomi.

Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit të mirë në këtë kohë dhe uljes së kërkesës për energji elektrike, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm.

Ajo e ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, për çka kërkoi nga Komisioni miratimin e këtij propozimi./Gazeta10.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.