Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rizvanolli thotë se konsumimi i energjisë këtë vit është ulur

Gazeta10
13 December 2022 - 16:34

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se konsumi i energjisë këtë vit është ulur, raporton Gazeta10.

Rizvanolli ka thënë se këtu keni të bëjmë me dhjetëra milionë kursime.

Më tej, ajo ka thënë se për shkak të kursimeve kanë ndryshuar edhe parashikimet për nevojat në këtë sektor për ta kaluar dimrin.

 “Po flasim për dhjetëra milionë kursime si pasojë e kësaj. Para rreth një muaji, është vlerësuar se gjatë muajit të dimrit duhet të importohet 20 për qind energji elektrike. 300 milionë euro na duhen për të tejkaluar dimrin. Por si pasojë e kursimeve, parashikimet kanë ndryshuar”, u shpreh ajo.

Më tej, Rizvanolli ka thënë se për Kosovën lidhur me sektorin e energjisë janë ndarë 75 milionë euro.

 “75 milionë euro janë ndarë për Kosovën, rreth 43 euro për kokë banori. Ministria e Ekonomisë bashkë me institucionet tjera ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, si rezultat i kësaj në mbledhjen e sotme të qeverisë kemi miratuar planin, ku janë gjashtë masa në total”, ka thënë ajo. / kp / Gazeta10.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.