Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rizvanolli thotë se Trepça është kthyer në binarë, prezanton të arriturat e qeverisjes rreth saj

Gazeta10
03 December 2022 - 19:48

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Trepça është kthyer në binarët e saj teksa ka prezantuar të arriturat e qeverisjes rreth saj, raporton Gazeta10.

Rizvanolli ka përmendur pagat e punëtorëve aty, uljen e shpenzimeve, rritjen e të ardhurave si dhe investimet kapitale dhe kursimin e energjisë.

Më tej Rizvanolli ka thënë se Trepça është ndërmarrje me peshë historike dhe socioekonomike për tërë Kosovën.

Tutje, ajo ka thënë se kjo ndërmarrje do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës.

Këtu keni postimin e plotë:

“Më 2022 Trepça:

Description: ✅pagë mesatare 805€ për minatorë

Description: ✅angazhim i 200+ punonjësve për praktikë

Description: ✅shpenzimet janë ulur për 18%

Description: ✅të hyrat janë rritur për 23%

Description: ✅investimet kapitale janë rritur për 20%

Description: ✅kursim i 1800 MËh energji në krahasim me vitin paraprak

Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën.

Zhvillimi i saj është kthyer në binarë. Ajo do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa që gjithnjë presim rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve”, ka shkruar Rizvanolli në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.