Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rodrigo De Paul në radarin e Liverpoolit

Gazeta10
05 April 2023 - 18:12

Liverpooli ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit argjentinas, Rodrigo De Paul.

Siç raportojnë mediat angleze, “The Reds” janë të gatshëm të oftojnë rreth 35 milionë funte për të ta sjellë argjentinasin në “Anfield”.

Liverpooli  po çalon shumë në repartin e mesfushës këtë edicion dhe në verë pritet që të ketë prurje të reja.

De Paul po kalon edicion e tij të dytë te Atletico Madridi, ku erdhi te kjo skuadër në vitin 2021 nga Udinese për shumën e 40 milionë eurove.

Por, në këtë edicion ai nuk po luan rregullisht te kjo skaudër, pasi nuk e ka bindur trajnerin Diego Simeone me paraqitjet e tij.

28-vjeçari ka zhvilluar 28 paraqitje me “Los Colchoneros” këtë edicion në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

De Paul në fund të vitit të kaluar arriti që të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën.

Përveç De Paul, si objektiv i Liverpoolit për të përforcuar mesfushën është edhe Jude Bellingham.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.