
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Gjermania do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një parku solar.
Rohde këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, raporton Gazeta10.
“Kosova duhet të përdorë potencialin për energji të ripërtritshme. Do të ndihmojmë luftimin e krizës klimatike dhe arritjen e sigurisë energjetike. Gjermania do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një parku solar 100 MW. Jo thëngjilli, por era dhe dielli duhet të jenë e ardhmja e Kosovës”, ka shkruar ai./Gazeta10
🇩🇪 State Minister @AnnaLuehrmann with strong case for climate: 🇽🇰 needs to make use of its potential for renewables. Will help tackle the climate crisis & achieve energy security. 🇩🇪 will support 🇽🇰 in building a 100 MW solar park. Not coal, but wind & solar should be 🇽🇰' future https://t.co/rgZUvOqAPS
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 24, 2022