Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde e përgëzon Kosovën për dërgimin e armëve në Ukrainë

Gazeta10
19 March 2024 - 23:07

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar Kosovën që po i dërgon armatim Ukrainës.

Rohde shpërndau postimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tregoi në platformën “X” që Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën në luftën heroike.

Për këtë ambasadori gjerman tha se ky veprim i Kosovës është shumë i lavdueshëm.

Ai përmendi faktin që Ukraina akoma nuk e ka njohur Kosovën.

“Edhe pse Ukraina Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainënnë luftën kundër pushtimit rus duke i mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme”, ka shkruar Rohde. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.