
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se takimi i rregullt në Bruksel ndërmjet ministrave të Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor është thelbësore.
Sipas tij plani i rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara dhe se tani ju takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme.
“Shkëmbim i rregullt mes Ministrave të Jashtëm të BE-së@JosepBorrellF dhe homologët të 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor janë thelbësore. Plani i Rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara. Tani, u takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme”, ka shkruar ai në X.