Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rohde për vrasjen e policit në veri: Autorët të dalin para drejtësisë

Gazeta10
24 September 2023 - 11:22

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, lidhur me vrasjen e një polici dhe plagosjes së një tjetri, sot në orët e para të mëngjesit në Banjskë të Leposaviqit, ka thënë se autorët e këtij “sulmi vrasës” kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.

Rohde ka thënë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

“Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e orkestruara ndaj Policisë së Kosovë, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Në deklaratën e tij, Hovenier ka theksuar se Policia ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e ligjit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.