Gazeta10

Rohde, qeverisë pas reagimit për shpronësimet: Kjo mënyrë e minon edhe më tutje besimin me komunitetin serb

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, e ka adresuar reagimin e qeverisë pas deklaratave të Bashkimit Evropian, OSBE-së  dhe shteteve të QUINT-it në lidhje me shpronësimin e disa pronave në veri të Kosovës.

Rohde tha që mënyra e procedimit të qeverisë, sipas avokatëve të Këshillit Evropian, mund të minojë edhe më tutje besimin midis komunitetit serb në Kosovë dhe institucioneve qeveritare.

“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT-it /BE-së / OSBE-së mbi shpronësimin, më lini të citoj raportin e Avokatëve Eminentë të Këshillit Evropian: Kjo mënyrë e procedimit nuk është kompatibile me sundimin e ligjit dhe është e prirë që të minojë edhe më tutje besimin midis komunitetit serb  dhe institucionet e qeverisë kosovare”, ka shkruar Rohde në X.

“BE-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës janë organizata në të cilat Kosova synon që të anëtarësohet. Në mënyrë që të lëvizim drejt kësaj, atëherë do të ishte ndihmesë nëse këshilla jonë e përbashkët do të merrej në konsideratë. Ne nuk jemi këtu për të dënuar, por për të përkrahur”.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë