
Leonardo Spinazzola po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së kryeqytetit, Romës.
Mediumet italiane kanë shkruar të hënën se Spinazzola në verë do të largohet nga Roma, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
Mësohet se vendimin për largimin e tij e ka dhënë trajneri Jose Mourinho, i cili nuk llogarit në shërbimet e tij përtej këtij sezoni.
30-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Këtë sezon, Spinazzola ka 1 asistim e 5 paraqitje në 29 ndeshje të luajtura me Romën në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Romës prej vitit 2019 kur iu bashkua nga skuadra e Juventusit për shumën e 29 milionë eurove, gjersa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra
tjera italiane si Atalanta, Perugia e Empoli.
Spinazzola është edhe fitues i EURO 2020 me Italinë, duke arritur kulmin e formës së tij.