
Romelu Lukaku, afrimi i madh i Interit këtë verë, u bllokua nga një dëmtim që fillimisht u duk i lehtë, por më pas rezultoi më i rëndë sesa mendohej, aq sa belgu ka qëndruar jasht fushave që nga fundi i muajit gusht.
Gjithsesi, pritjes duket se i ka ardhur fundi, duke qenë se 29-vjeçari është rikthyer në stërvitje dhe këtë javë do të punojë në maksimumin e tij.
Ideja është ajo që Simone Inzaghi ta ketë me vete në Firence fundjavën e ardhshme, pse jo t’i japë edh eminutazh, dhe pastaj të jetë plotësisht i riaftësuar kundër Viktoria Plzenit në mesjavën e ardhshme.
Rikthimi i Romelu Lukaku vjen në një moment të rëndësishëm për Inter pasi që kohëve të fundit neroazzurët e kanë vuajtur mungesën e një sulmuesi klasik qëndror.