Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ronaldo kapet me gazetarin: E di që ti nuk më pëlqen, duam kualifikimin ndaj Spanjës

Gazeta10
05 July 2026 - 22:25

Një rast i rrallë ka ndodhur në konferencë për shtyp, ku Cristiano Ronaldo u ‘kapë’ me një gazetar para përballjes me Spanjën.

Ylli portugez i kërkoi gazetarit të bënte pyetjen, ndërsa në përgjigje i thoshte se “e di që ti nuk më pëlqen”, por synimi ndaj Spanjës është të shënon dhe kualifikohet.

“Jepni mikrofonin atij djaloshit të ri, i cili nuk ka pëlqim për mua. Dua të shoh nëse së paku do të bëjë ndonjë pyetje të mirë”.

“Po, ti. E di që nuk më pëlqen”, tha fillimisht Ronaldo.

Pastaj, gazetari iu përgjigj: “Cristiano, si je? Është mirë të flasësh me ty. Doja të pyesja: Çfarë është gjëja më e vështirë që të luash në Kupën e Botës në moshën 41-vjeçare?”.

Kurse, Ronaldo ia ktheu: “Gjëja më e vështirë është të flasë me disa prej juve, sidomos ju që nuk më pëlqeni. Dhe e di që ti je një prej tyre. E di këtë (qesh)”.

“Kurrë nuk i harroj fytyrat. Më duhet të shoh dikë dhe fytyra e tyre më qëndron në kujtesë. Sa për të luajtur në moshën 41-vjeçare, ka qenë eksperiencë e madhe sepse të arrij këtë nivel kërkon shumë gjëra”.

“Çfarë kam bërë në karrierë është adaptimi në moshë, duke e ditur që nuk jam më ai lojtari që kam qenë. Por, një gjë nuk ka ndryshuar: Ende shënoj gola”.

“Shpresoj të shënoj nesër. Nëse nuk e bëj, shpresoj ta bëjë dikush tjetër sepse na duhet të kualifikohemi dhe kjo ka rëndësi. Çfarë mbetet në kujtesë është të kualifikohemi ndaj një skuadre të mirë dhe do të ishte mrekulli të mposhtim Spanjën”, nënvizoi ai.

Përndryshe, përballja mes Spanjës dhe Portugalisë do të nisë nga ora 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.