
Cristiano Ronaldo po planifikon që karrierën e tij si futbollist ta vazhdojë edhe disa vite të tjera, shkruan Gazeta10.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ylli portugez ka folur për planet e tij për të ardhmen.
Ronaldo deklaroi se Kampionati Botëror “Katari 2022” nuk do të jetë aventura e tij e fundit më Kombëtaren e Portugalisë, pasi ai synon që të marrë pjesë edhe në EURO 2024.
“Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por rrugëtimi im nuk ka përfunduar ende. Ndihem i motivuar dhe ambiciet e mia janë të larta. Une jam në Kombëtare së bashku me shumë lojtarë të rinj dhe dua të jem pjesë e këtij botërori e poashtu edhe në kampionati evropian EURO 2024” deklaroi Ronaldo.

37-vjeçari nuk po kalon në formë të mirë momentali, pasi nën urdhërat e trajnerit Erik Ten Hag nuk ka luajtur në formacionin standart të Unitedit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është lojtari me më shumti gola në ndeshjet me Kombëtare, me gjithsej 117 gola. /Gazeta10/