
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, duket se po kalon sezonin e tij të fundit te Manchester United, shkruan Gazeta10.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në mesjavën e kaluar ndaj Tottenhamit, Ronaldo u nis drejt zhveshtoreve ende pa përfunduar ndeshja dhe ky gjest i tij e nevrikosi trajnerin e ‘Djajve të Kuq’, Erik Ten Hag.
Pas kësaj ndodhie, 37-vjeçari nuk u ftua fare për ndeshjen që Manchesteri e zhvilloi ndaj Chelseat në vikend.
Tanimë duket se marrëdhenier ndërmjet futbollistit dhe klubit anglez janë drejt shkatërrimit dhe në janar ai pritet të largohet nga Unitedi.
Sipas raportimeve të fundit, Ronaldo pas largimit të tij nga Manchester united pritet që karrierën t’a vazhdojë në Europë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se ylli portugez ka refuzuar disa oferta nga klubet arabe dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm për të luajtur në kontinentin e vjetër.
Nuk përjashtohet mundësia që Ronaldo t’a vazhdojë karrierën në Premierligë, pasi ai edhe në afatin kalimtar veror ishte I lidhur me një kalim te ekipi londinez, Chelsea. /Gazeta10/