
Cristiano Ronaldo e ka thyer heshtjen e tij pasi që e nisi ndeshjen nga banka rezervë në përballjen mes Portugalisë e Zvicrës në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos e morri vendimin për ta lënë Ronaldon në bankën rezervë, pasi që superylli portugez reagoi i nevrikosur pasi që u zëvendësua në ndeshjen finale të grupit kundër Koresë së Jugut.
Ronaldo, i cili u inkuadrua në lojë nga banka rezervë 17 minuta para se të përfundonte ndeshja kundër Zvicrës, e uroi Santosin për përzgjedhjen e lojtarëve në fitoren 6:1 mbrëmë.
“Ditë e mrekullueshme për Portugalinë, me një rezultat historik në ngjarjen më të madhe në botën e futbollit. Paraqitje e nivelit botëror nga një skuadër përplot me talent dhe të rinj. Seleksionimi jonë ishte për tu uruar. Ëndrra është gjallë! Deri në fund! Përpara Portugalia”, shkruante Ronaldo në “Instagram”.
Gjatë gjithë kohes tifozët në stadium mbrëmë thirrnin në kor emrin e Cristiano Ronaldos duke bërë që gjithë vemendja të kalonte tek Ronaldo.