Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Gazeta10
05 September 2026 - 10:59

Ish-ministri gjerman, Michael Roth, ka thënë se kurrë nuk e kishte menduar se do të shihte një kriminel luftë të dënuar dhe përgjegjësin për gjenocidin në Srebrenicë që të pritej me nderime shtetërore në Beograd.

Roth ka thënë se nderimi i trupit ta pajetë të kriminelit Ratko Mlladiq tregon se sa larg është Serbia nga pajtimi që i nevojitet Ballkanit Perëndimor.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të shihja një kriminel lufte të dënuar, njeriun përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës, të merrte nderime shtetërore në Beograd. Kjo tregon se sa larg është Serbia nga pajtimi që i nevojitet kaq shumë Ballkanit Perëndimor. Faleminderit të gjithë serbëve që e kundërshtojnë publikisht këtë turp”, ka shkruar Roth.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.