Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Gazeta10
25 June 2026 - 9:32

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar 11 persona.

11 prej tyre kanë përfunduar me lëndime.

Me vendim të prokurorit, 10 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Lipjan 24.06.2026-18:20. Jane arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kan pësuar 11 persona të cilët kane pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 10 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.