Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrahje mes nxënësish në Drenas, arrestohen dy të mitur për tentativë vrasje me armë

Gazeta10
16 February 2023 - 16:20

Policia e Kosovës ka njoftuar ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, duke treguar se bëhet fjalë për një rrahje mes nxënësish së shkollës së mesme në fshatin Poklek të Drenasit.

Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar ndërkohë që i treti i dyshuar është ende në arrati, raporton Gazeta10.

“Prishtinë, 16 shkurt 2023 ~ Sot rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se veprat për të cilat dyshohen ata janë mbajtja e pa autorizuar e armës dhe vrasje në tentativë.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit;- L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe – L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për tu proceduar më tej, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.”, përfundon njoftimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.