Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rrahmani mund të shitet nëse Napoli nuk e arrin “Championsin”

Gazeta10
15 February 2024 - 16:55

Amir Rrahmani mund të largohet nga kampioni në fuqi i Italisë, në rast se skuadra e Napolit nuk e arrin vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Napoli aktualisht është në vendin e nëntë me 35 pikë, ndërsa në zonën e “Championsit” aktualisht janë Atalanta dhe Bologna me nga 42 pikë, në pozitën e katërt dhe të pestë.

Rrahmani, bashkë me Victor Osimhenin, Piotr Zielinskin, Alex Meretin, Giovanni Simeonen dhe Giacomo Raspadorin, mund të shiten në verë nëse nuk arrihet suksesi.

Kështu ka shkruar të enjten mediumi italian “Gazzetta dello Sport”.

“Pa garën më të rëndësishme evropiane, do të ketë sërish revolucion. Përveç emrave si Zielinski dhe Osimhen që me shumë gjasë do të largohen në verë, të paktën edhe pesë heronjtë tjerë të Scudettos pritet të përshëndeten me kampionin”, ka shkruar ndër të tjera gazeta italiane.

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, 29-vjeçari Rrahmani, në edicionin aktual ka zhvilluar 25 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa e ka një gol të shënuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.