Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rrahmani rinovon kontratën me Napolin deri në vitin 2027

Gazeta10
09 May 2023 - 18:16

Amir Rrahmani do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Napolin edhe në vitet në vazhdim.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës ka arritur marrëveshje totale me Napolin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2027, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Po ashtu raportohet se me kontratën e re, mbrojtësi nga Prishtina do të përfitojë rreth 2,5 milionë euro në sezon.

Rrahmani erdhi te Napoli në vitin 2020 nga skuadra tjetër italiane Hellas Verona për shumën e 14 milionë eurove.

Këtë edicion ai kishte sezonin më të mirë në karrierë, ku ishte pjesë kyçe e repartit defanziv dhe u kurorëzua me titullin kampion në Itali, që ishte i pari për këtë skuadër pas 33 viteve.

29-vjeçari këtë edicion me kampionin e Italisë ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Rrahmani është pjesë e kombëtares së Kosovës që nga viti 2016 dhe deri më tani ka zhvilluar 48 paraqitje me Dardanët”, prej të cilave ka realizuar gjashtë gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.