Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëfime të ndryshme për vdekjen 28-vjeçares

Gazeta10
13 September 2022 - 20:13

Një 28 vjeçare u dërgua pa vetëdije në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, por mjekët në QKUK nuk arritën ta shpëtonin nga vdekja. Mirëpo, raportimi për shkaqet e vdekjes së saj, kanë përplasur në distancë familjen dhe policinë e prokurorinë. Dy institucionet e zbatimit të ligjit kanë thënë se e ndjera kishte shenja dhune në trup. Ndërsa, familja ku u rrit dhe ajo ku ishte e martuar mohuan kategorikisht se ndaj të ndjerës ishte ushtruar dhunë, shkruan Kanal10.

Për dy ditë më radhë, gjendja shëndetësore e K.Krasniqit ishte jo e mirë.

Mirëpo, mbrëmjen e së hënës derisa qëndronte për vizitë tek prindërit në Drenas, 28-vjeçarja e kishte humbur vetëdijen, për çka familjarët e kishin dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vëllai i viktimës, ka treguar për Kanal10 momentet e fundit të së motrës.

Nga QKMF-ja e Drenasit thanë se pacientja kishte ardhur pa vetëdije dhe me implikime në zemër, të cilën pastaj e kishin drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku aty kishte ndërruar jetë.

Megjithatë, në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i viktimës kishte shenja të dhunës.

“Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësorë. Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka konfirmuar se viktima ka pasur shenja në trup, mirëpo sipas tyre është herët të flitet nëse kanë qenë shenja dhune apo të tjera.

Kanal10 ka qëndruar në Akllap të Lipjanit, ku familja e viktimës kishin hapur dyert për të pame.

Ata kanë kundërshtuar raportimet se nusja ka përjetuar dhunë fizike.

Sipas tyre, çifti kanë qenë i qetë dhe nuk kanë pasur probleme.

E ndjera la pas tre fëmijë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.