Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëfimi i gruas që sfidoi kancerin e gjirit

Gazeta10
06 October 2022 - 19:33

Raporti Gresa Bardhecaj/Kanal10

Në shënimin e muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Selime Shketa nga Komuna e Hanit të Elezit ka rrëfyer një nga sfidat më të rënda me të cilat ishte përballur qysh në moshën 34-vjeçare. Ajo ka treguar se pas një kontrolle rutinë të bërë, gjatë vitit 2020 ishte diagnostikuar me kancer të gjirit,  derisa ka përmendur edhe rëndësinë e identifikimit me kohë të kësaj sëmundje. Shkreta e cila tashmë ka fituar betejën me këtë sëmundje thotë se mbështetja e të tjerëve, ia ka bërë më të lehtë përballjen me të, shkruan Kanal10.

Kishte qenë vetëm 34-vjeçe, kur Selime Shkreta nga Komuna e Hanit të Elezit ishte përballur me një ndër sfidat më të vështira.

Për shkak të disa problemeve shëndetësore që i ishin shfaqur, dy vite më parë, ajo i ishte drejtuar institucioneve shëndetësore për një kontroll rutinë me ç’rast edhe ishte njoftuar se i ishte shfaqur kanceri në gji.

Shkreta ka thënë se përballja me këtë sëmundje ishte njëra ndër sfidat më të rënda që kishte kaluar.

Ajo ka thënë se identifikimi në fazë të hershme i sëmundjes kishte bërë që  kimioterapia dhe intervenimi të cilit i ishte nënshtruar, të ishin më të lehta.

Kurse ajo është shprehur se me mbështetjen e familjes dhe shoqërisë, ia doli që ta fitojë këtë betejë.

Selime Shkreta e cila tashmë punon si edukatore në një çerdhe në Han të Elezit, ka edhe një mesazh për të gjithë gratë.

Muaji tetor shënon muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, teksa sipas institucioneve shëndetësore nga kjo sëmundje atakohen rreth 400 gra në vit. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.