
Vaughan Smith, gazetari që gjatë luftës në Kosovës raportoi për BBC-së ka vlerësuar se roli i ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe i ShBA-ve, ishte thelbësor për çlirimin e Kosovës.
Pas masakrës së Abrisë e Prekazit sipas tij, ajo e Reçakut ishte e fundit që bëri që ndërkombëtarët të ndryshonin qasjen dhe mënyrën se si do të vepronin në Kosovë.
Afati kohor që ndodhi ndërmjet tri masakrave, Smith shton se bëri që të ishin sinjalet e fundit të ndërhyrjes së NATO-s, shkruan Gazeta10
“Tony Blair kishte një marrëdhënie të mirë me lidershipin amerikan dhe ishte thelbësor për t’ua spjeguar rëndësinë e kësaj. Pas Recakut, bombardimet ishin të paevitueshme. Dhe natyrisht pavarësia është arritur me gjakun e civilëve nga fshatrat në Kosovë”, shtoi Smith në Politiko.
Gjatë ndëryrjes së NATO-s, Smith ka treguar se kishte qenë në Beograd, prej nga kishte planifikuar që të kthehet sërish në Kosovë. /Gazeta10